Nikshiq: 26 ditë luftë me zjarret

Prej tvteuta18:33, 16 Gusht 2021

Komuna e Nikshiqit ka 26 ditë që lufton me zjarret dhe që nga mëngjesi i sotëm, zjarri ka prekur edhe terrenin e paarritshëm pranë lokalitetit  Prenka në bashkësinë rurale të Golisë.

Kryeshefii Shërbimit lokal të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Sllavko Tadiq, i tha agjencisë MINA se ekipet e zjarrfikësve dhe të shpëtimit janë në terren ditë e natë dhe se po luftojnë për të shpëtuar shtëpitë nga zjarri në zonat më të rrezikuara. Zjarrëfiksit po bëjnë roje të vazhdueshme për të parandaluar mundësinë që zjarret të kërcënojnë përsëri shtëpitë. Tadiq tha se dita e djeshme ishte më shumë se dramatike, sepse zjarrfikësit shpëtuan shtëpitë në minutën e fundit, falë ndihmës së madhe të Njësisë së Helikopterëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme .

Të gjitha zjarret tha ai  janë ende aktive dhe apeloi tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm, sepse ekziston rrezik nga ndryshimi i drejtimit të erës,dhe u bëri thirrje vendasve që të raportojnë menjëherë sapo të shohin zjarre të rinj.

 

B.Çoba

  • 1

    Radio