Nikoliq: Gazetarët janë të papaguar, të ekspozuar ndaj shumë presioneve

Prej tvteuta07:23, 23 Janar 2023

Drejtoresha e Institutit për Media, Olivera Nikoliq, ka uruar 23 janarin – Ditën e Gazetarëve, duke thënë se trendi negativ i sulmeve ndaj gazetarëve ka vazhduar edhe vitin e kaluar. Ajo tha se mediat janë të ekspozuara ndaj sfidave dhe presioneve të shumta, se gazetarët paguhen dobët dhe në mënyrë të pamjaftueshme, si dhe të mbingarkuar me punë në një numër të vogël redaksish dhe të ndarë në dëm të profesionit. Prandaj, thekson Nikoliq, ata më shpesh janë të ekspozuar ndaj sulmeve.
Kështu, thotë Nikoliq, në vitin 2021 kemi pasur 30 sulme rekord dhe vitin e kaluar ai trend negativ ka vazhduar. Sipas Nikoliqit, Dita e Gazetarëve është para së gjithash një mundësi për gazetarët që të shohin se ku janë, nëse po bëjnë mjaftueshëm për të përmirësuar standardet profesionale, për të përmirësuar kushtet socio-ekonomike në të cilat ata krijojnë dhe nëse janë të aftë të duke iu përgjigjur nevojës së publikut për t’u informuar për të gjitha çështjet dhe problemet me të cilat përballet shoqëria jonë.

  • 1

    Radio