Ekonomi Më shumë

Nika: Për çështjen K1, përgjegjës shteti jo Komuna

Prej tvteuta10:00, 15 Nëntor 2017

Ish kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit, Muhamet Nika, thotë se për rastin e njohur si K1, përgjegjësinë nuk mund ta ketë Komuna e Ulqinit por ajo është e shtetit të Malit të Zi. Nika tha për televizionin Teuta, se i gjithë dokumentacioni tregon qartë se vendimin për rrënimin e pushimores K1 e kanë dhënë organet shtetërore, kurse Kuvendi Komunal i asaj kohe është deklaruar kundër.

Nika për këtë rast i ka dërguar kryetarit të Komunës Nazif Cungut, iniciativë për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit në të cilën do të diskutohej kjo çështje dhe të sillej një vendim zyrtar. Rasti K1 ka kohë që rëndon mbi fatin financiar të Komunës së Ulqinit, pasi bëhet fjalë për një shumë mbi 5 milionë euro, e cila në rast të humbjes së gjygjit mund të çojë në falimentimin e Komunës.

 

  • 1

    Radio