Kulturë Më shumë

Nika: me mjetet nga Qeveria e Shqipërisë do të hapim librarinë në Ulqin

Prej tvteuta15:05, 28 Nëntor 2020

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë edhe këtë vit ka ndar një fond të caktuar për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi. Bëhet fjalë për fondin me vlerë prej 30 000 eurosh, për të cilin kryetari i KKSH-së Faik Nika tha se do të shfrytëzohet për të hapur një librari në komunën e Ulqinit e për ta vazhduar këtë projekt edhe në trojet tjera ku banojnë shqiptarët në Mal të Zi. Është folur shumë për mungesën e një librarije në gjuhën shqipe, dhe më në fund një gjë e tillë do të realizohet. Mbështetja financiare e cila vjen nga Qeveria e Shqipërisë ka për qëllim asistencën e programeve dhe projekteve sociale në trevat ku banojnë shqiptarët në Mal të Zi.

  • 1

    Radio