Nika: Marrëdhëniet e mira me Kosovën ndihmojnë edhe shqiptarët në Mal të Zi
Prej tvteuta09:04, 21 Shkurt 2019
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika, tha për TV Teuta se marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Malit të Zi janë në nivel të mirë, çka ndihmon shumë edhe shqiptarët në Mal të Zi. Kjo, tha Nika, vërehet më së miri në përkrahjen e Kosovës me mjete mësimore por edhe në forma të tjera, çka nuk has në pengesë nga insitucionet malazeze. Sipas Nikës, ndihma e Kosovës në këtë drejtim është mjaft e vlefshme për shiptarët në Mal të Zi, por mund të ketë edhe zgjerim të mëtejshëm, sidomos kur bëhet fjalë për lektyrat shkollore, hartat gjeografike në gjuhën shqipe dhe mjete të tjera arsimore.