Nika: KKSH do të insistojë që shqiptarët të dalin me një listë në zgjedhjet parlamentare
Prej tvteuta10:30, 8 Janar 2020
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika, tha për TV Teuta se ky institucion ka kontakte të vazhdueshme me subjektet politike të shqiptarëve në Mal të Zi dhe se është në interes të të gjithëve që në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare të dilet me një listë të vetme.
Kjo tha Nika do tu jepte shqiptarëve mundësi që të kenë numër më të madh të deputetëve dhe në këtë mënyrë të kenë ndikim më të madh në arritjen e qëllimeve të tyre. Nika vlerësoi se ndihma financiare e Shqipërisë për KKSH dhe njoftimi për hapjen e konsullatës në Ulqin janë tregues të bashkëpunimit shembullor që ekzistojnë me insitucionet e vendit amë.