Politikë Më shumë

NIK GJELOSHAJ KRYETAR I KOMUNES, KAJOSHAJ KRYETAR I KUVENDIT

Prej tvteuta20:08, 19 Mars 2019

Në mbledhjen e Forumi Shqiptar e cila u mbajt të enjten mbrëma lajmërojnë se unanimisht është vendosur që të përcaktohen kanditatët për Kryetarin e Komunës dhe për Kryetarin e Parlamentit.
Kandidat për Kryetar Komune u propozua Nik Gjeloshaj –nga radhët  ASH-së, kurse për Kryetar të Parlamentit, Z. Fadil Kajoshaj – nga radhët e UDSH-së.
“Duhet vlerësuar këtu kontributin që dha LDSH, e cila, edhe me këtë rast dëshmoi se e ka Malësinë në rend të parë, dhe postin e kryeparlamentarit ia lëshoi UDSH-së, edhe pse sipas Marrëveshjes ky post i takonte Lidhjes Demokratike. 
Sikur është i njohur opinioni, mbledhja e Kuvendit të Komunës së Tuzit, në përbërje të re do të mbahet ditën e ënjte, me 21. 03. 2019, ku është paraparë verifikimi i mandateve dhe zgjedhja e Kryetarit të parlamentit.
Forumi Shqiptar në ditët e ardhshme do të vazhdojë me konstituimin dhe emërimin e të gjitha organeve, që do të jenë në shërbim të qytetarëve të Malësisë”, thuhet në kumtesën e Forumit shqiptarë.

Poashtu më heret edhe kryetari I Këshillit komunal të Tuzit, nga radhët e Demokratëve Shtjefën Camaj, ka paralajmëruar se do të përkrah  Forumin shqiptarë por nuk do të bëhet pjesë e pushtetit.

  • 1

    Radio