“Ngrejmë zërin që masakra në Srebrenicë të mos harrohet kurrë”
Prej tvteuta11 July 2024

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbeg, në emër të qytetarëve dhe në emër të tij ka përkutjuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë. “Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë. Mijëra njerëz nga rajoni dhe vende të tjera i bëjnë nderimet e tyre viktimave në Qendrën Përkujtimore dhe marshojnë përgjatë të ashtuquajturës rruga e vdekjes në kujtim të tyre. Në masakrën e Srebrenicës, më e rënda në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, forcat serbe vranë më shumë se 8300 djem dhe burra myslimanë. Sot do të rivarrosen eshtrat e 14 viktimave të identifikuara. Përkujtimi i viktimave është një nder fisnik të cilit i bashkohemi edhe ne”, ka thënë Nimanbegu. Ai tha se në emër të Ulqinit dhe qytetarëve të tij po e ngrenë zërin fuqishëm “që kjo masakër të mos harrohet dhe gjenocidi të mos përsëritet askund tjetër në rajonin tonë dhe në botë”.