Aktuale Më shumë

Ngecin bisedimet për formimin e pushtetit në Cetinë

Prej tvteuta18:29, 13 Shkurt 2022

Bisedimet në mes PSD dhe PDS për të formuar pushtetin në Cetinë pas zgjedhjeve lokale të 5 dhjetorit, duket se kanë rënë në bllokadë, pasi  në të dy kampet nuk po arrijnë marrëveshje përfundimtare. Fillimisht nga PDS kërkuan postin e kryetarit të komunës, diçka që u refuzua menjëherë nga PSD, të cilët propozuan sistemin e rotacionit.  Kjo nënkupton që mandati i të parit të qytetit të ndahet në dy pjesë, ku dy vitet e para do ti takojë PSD, e më pas PDS, por jo figurave partiake, por atyre jopartiake.

Për çudi, kjo ofertë dhe çdo propozim i PSD u pranua nga nënkryetari i PDS, dhe aktualisht kryetar i Podgoricës, Ivan Vukoviq, i cili në emër të partisë po negocion marrëveshjen. Por as kjo si duket nuk mjaftoi që të arrihet marrëveshje. Nga PSD kanë dalë me një tjetër reagim, ku kanë akuzuar partnerët e bisedimeve se nuk kanë qëllim aritjen e marrëveshjes por imponimin e saj, dhe se nuk do të vazhdojnë më me negociata, duke shtuar se do t’u lihet këshilltarëve të kuvendit lokal të vendosin për më tej.

Megithë tonet e ashpra, pak kush pret që të mos arrihet një lloj marrëveshjeje mes dy subjekteve, pasi opsionet e tjera nuk janë as reale as të dëshirueshme për ta. Duket se deklaratat e fundit mediatike kanë më shumë qëllim të rrisin pazaret edhe të arsyetojnë vendimet e ardhëshme, se sa të jenë mosmarrëveshje vendimtare.

  • 1

    Radio