Nga viti i ri mund të rritet çmimi i energjisë elektrike
Prej tvteuta14:33, 24 Shtator 2023
Nga e marta paralajmërohet një rritje e re e karburanteve, ndërsa në dhjetor do të bëhet e ditur nëse do të paguajmë më shtrenjtë energjinë elektrike. E gjithë kjo, së bashku me rritjen e përditshme të çmimeve të ushqimeve, do të jetë një goditje për buxhetet edhe ashtu të pakta të qytetarëve, ndaj analistët sugjerojnë që Qeveria të ulë akcizat, ndërsa Sindikata kërkon që fitimet e Elektroekonomia të përdoren për të parandaluar rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Bashkë me urimet për festat e Vitit të Ri më 1 janar të vitit të ardhshëm, mund të marrim edhe fatura më të larta të energjisë elektrike. Gjithçka do të dihet pas pak më shumë se dy muajsh, sepse Agjencia e Rregullatorit të Energjisë do të vendosë për kërkesën e Cedis-it për rritje të të ardhurave të lejuara nga rregullatori më 1 dhjetor.
Nga ana tjetër, Elektroekonomia bën të ditur se këtë vit duhet të fitojnë 100 milionë euro.Ato para, ashtu si vitin e kaluar, shteti, i cili është pronari shumicë i Elektoroekonomisë, mund, siç beson Sindikata, të devijojë dhe parandalojë rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Dhe nga e marta na pret një rritje e re e çmimit të karburanteve. Dhe nuk është e fundit, pasi sipas situatës së tregut, parashikohet një rritje e mëtejshme e çmimit të naftës.
Tani për tani, duket se Qeveria nuk është e shqetësuar për këto trende. E ndërsa Ministria e Financave tha se monitorojnë nga afër çmimet, analistët pohojnë se duhet ulur urgjentisht akciza.