Aktuale Më shumë

Nga turizmi 453 milionë euro, asnjëherë të ardhura më të mira

Prej tvteuta12:57, 19 Gusht 2023

Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Goran Gjuroviq ka bërë të ditur se në gjysmën e parë të vitit janë realizuar 453 milionë euro të ardhura nga turizmi.

“Të ardhura asnjëherë më të mira nga turizmi për gjashtë muajt e parë – 453 milionë euro të pabesueshme”, njoftoi Gjuroviq.

Ai pohon se të hyrat në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë 90 për qind më të larta se në vitin 2022 dhe 78 për qind më të larta se në vitin 2019.

“Siç edhe premtuam, po shkojmë drejt një sezoni rekord. “Mali i Zi është në rrugën e duhur”, tha Gjuroviq.

Këtë e ka bërë të ditur ministri me të dhënat e Bankës Qendrore të Malit të Zi.

  • 1

    Radio