Aktuale Më shumë

Nga sot, më shumë se 25 produkte me çmime më të ulëta

Prej tvteuta08:50, 21 Mars 2023

Nga sot qytetarët do të mund të blejnë më shumë se 25 produkte me çmime minimale në pesë zinxhirët më të mëdhenj të shitjes me pakicë, njoftoi ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Goran Gjuroviq. Siç tha Gjuroviq, shportat kundër inflacionit deri më sot i kanë dorëzuar rrjetet tregtare Voli, Merkator, Lakoviq , Domaqa trgovina, Franca dhe Mega promet , të cilat, siç tha ai, kanë ofruar më shumë se 25 produkte me çmime të reduktuara.

“Jam i bindur se çdo qytetar i Malit të Zi do të ndjejë përfitimin e këtij veprimi në kuptimin që do të ketë një përzgjedhje më të madhe të produkteve dhe do të blejë më lirë”, tha Gjuroviq. Aksioni fillon nesër dhe ministri njofton se do të vizitojë një dyqan nga çdo  zinxhir dyqanesh që janë pjesë e aksionit. Ai u bëri thirrje tregtarëve të tjerë që t’i bashkohen fushatës për të  ndalur inflacionin. Gjuroviq përsëriti se aksioni zgjat deri në fund të prillit dhe sipas të gjitha gjasave do te shtyhet deri në maj.

  • 1

    Radio