Sociale

Sociale Më shumë

Nga sëmundjet ngjitëse u infektuan 18.000 persona

Prej tvteuta21 February 2017

Institutit të Shëndetit Publik në janar të këtij viti i janë lajmëruar një total prej 638 njerëzve që vuajnë nga sëmundjet infektive që duhet të raportohen, kurse duke përfshirë infeksionet respiratore akute dhe format e diferencuara dhe të padiferencuara të gripit , numri i pacientëve të raportuar  shkon në18,253 persona. Në janar, siç thuhet në raportin mujor mbi sëmundjet infektive në Mal të Zi, pati  edhe një rast vdekjeje nga sëmundjet infektive  të shkaktuar nga bakteria Clostridium difficile. Numri  më i madh i të sëmurëve është regjistruar me infeksione respiratore akute- 16,268, dhe variçelë-415 të sëmurë.