Nga PSD të kënaqur që Komuna do të ndajë 13.500 euro për kuzhinën popullore
Prej tvteuta15:41, 11 Janar 2020
Nga Partia Socialdemokrate e Malit të Zi janë treguar të kënaqur që Kuvendi i Ulqinit ka pranuar amendamentin e kësaj partie për të ndarë mjete buxhetore për financimin e kuzhinës popullore, e cila është nisur nga OJQ “Amaneti”.
Ky amendament është propozuar nga këshlltari i kësaj partie Naser Resulbegoviq, dhe është pranuar si në komisionin për buxhet dhe financa ashtu edhe në Kuvendin Komunal. Kuzhina popullore në Ulqin është hapur përsëri për të dytin vit me radhë dhe sipas organizatorëve do të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit shkurt.