Aktuale Më shumë

Nga nesër masat e reja: Hiqet certifikata covid për të hyrë në Mal të Zi

Prej tvteuta14:50, 10 Mars 2022

Për shkak të situatës më të favorshme epidemiologjike, qeveria ka vendosur të lehtësojë më tej masat kufizuese, të cilat do të jenë të vlefshme nga 11 deri më 25 mars. Një ndër ndryshimet më të rëndësishme është heqja e nevojës së posedimit të certifikatës covid për të hyrë në Mal të Zi.

Përveç respektimit të masave bazë epidemiologjike dhe respektimit të numrit të lejuar të vizitorëve, certifikata nuk kërkohet më as për qëndrimin në institucione kulturore; qëndrimin në restorante, kafene, apo hotele, qëndrimi në objektet që organizojnë lojëra fati; në ambiente sportive si jashtë ashtu edhe brenda; qëndrimi në qendra fitnesi dhe palestra; qëndrimi në dhomat e lojërave të fëmijëve; si dhe për pjesëmarrje dhe qëndrim në tubime në vende publike të mbyllura. Numri i vizitorëve të lejuar në ngjarjet publike dhe ngjarje të tjera në ambiente të jashtme rritet nga 50 në 100.

Lejohet pranimi i ngushëllimeve dhe kryerja e ceremonive mortore në prani të deri në 100 personave. Lejohet organizimi i aktiviteteve argëtuese, sportive dhe rekreative për fëmijë dhe të rritur në vende të hapura publike po ashtu në prani të deri në 100 personave. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galiq, theksoi se vizitat e pacientëve nëpër spitale janë ende të ndaluara. Përjashtim bëjnë vizitat tek pacientët me COVID-19 një herë në javë me një test negativ PCR që nuk është më i vjetër se 72 orë. Të gjitha masat e tjera mbeten në fuqi.

  • 1

    Radio