TURIZËM Më shumë

Nga Komuna të kënaqur me numrin e vizitorëve

Prej tvteuta4 May 2017

Prej datës 27 prill deri me 1 maj, në pikën kufitare Muriqan-Sukubinë kanë kaluar mbi 44.000 persona dhe rreth 10.000 automjete, çka përbën një rritje prej mbi 60% në krahasim me një vitë më herët, kumtoi kryetari i Komunës Nazif Cungu në konferencën e sotme për media. Ai u shpreh i kënaqur me numrin e vizitorëve dhe ofertën turistike  të sektorit privat gjatë këtyre ditëve, e cila tregoi edhe njëherë se Ulqini është në rrugë të duhur sa i përket përmirsimit në këtë fushë. Ai falenderoi sipërmarrësit e qytetit për angazhimin e tyre si dhe ndërmarrjet komunale për shërbimin e kryer këto ditë. Cungu po ashtu tha se jo çdo gjë është pozitive pasi ekzistojnë edhe probleme , kur ndër më të spikaturit janë pritjet në kalimin kufitar , mungesa e hotelëve të kategorisë së lartë dhe e vendeve për parkim. Kryetari falenderoi edhe sektorin mediatik për përcjelljen e këtyre evenimenteve , duke kontribuar kështu në pasqyrimin e ofertës turistike të qytetit.