Nga e marta çmime të reja të derivateve të naftës
Prej tvteuta24 September 2022

Nga dita e martë çmimet e derivateve të naftës në Mal të Zi mund të pësojnë përsëri ndryshim. Sipas burimeve nga kompanitë e naftës, eurodizel do të jetë më i lirë për tetë centë, dhe nga 1.56 euro që është aktualisht, do të bjerë në 1.48 euro. Eurosuper 98 do të jetë më i lirë për një cent, në 1.30 euro, ndërsa çmimi i Eurosuper 95 nuk do të ndryshojë por do të mbetet në 1.26 euro për litër.