Sporti Më shumë

Nga 3 deri me 23 janar Ulqini kryeqendra sportive

Prej tvteuta22:29, 12 Dhjetor 2017

Ojq “Sporti i Ulqinit” për herë të parë ka marr mbi supet e veta organizimin e manifestimit më të madh sportiv në komunën e Ulqinit, turneun në futboll të vogël. Nga data 3 deri me datë 23 janar në sallën e shkollës fillore “Marshali Tito” do të mbahet turneu ndërkombëtar i cili përveç ekipeve vendase do të sjellë dhe skuadra të njohura nga rajoni. Gjërë më tani janë paraqitur disa ekipe nga Ulqini, nga Liga e parë malazeze Çeliku dhe Nikshiqi, atëherë skuadrat si Vllaznia, Tirana, Struga, nuk do të mungojnë as skuadrat nga Kosova, kështu deklaruan në emisionin e mëngjesit “Ditë e re” organizatorët Halil Dali Truma dhe Gazmond Kaleziq. Paraqitja e skuadrave do të bëhet deri me datë 30 dhjetor atëherë deri kur bëhet dhe shorti i ekipeve.

  • 1

    Radio