Aktuale Më shumë

Nesër votimi për Këshillin Gjygjësor. Kërkohet përkrahja e 2/3 ose 3/5 e deputetëve

Prej tvteuta17:20, 15 Gusht 2022

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi nesër në seancë të jashtëzakonshme duhet të votojnë katër kandidatët e propozuar për anëtarë të Këshillit Gjyqësor nga radhët e avokatëve të dalluar. Komisioni për Sistemin Politik, Gjyqësor dhe Administratë ka propozuar që në këto pozita të zgjidhen Nebojsha Vuciniç, Radoje Korac, Dragan Shoq dhe Fikret Kurgash.

Për zgjedhjen e tyre kërkohet mbështetja e dy të tretave ose tre të pestat e deputetëve. Në rendin e ditës janë edhe ndryshimet në ligjin për organizimin territorial të Malit të Zi dhe Kryeqytetit, i cili parashikon krijimin e Zetës si komunë e pavarur. Këtë e propozuan deputetët Danijel Zhivkoviq, Draginja Vuksanoviq Stankoviq, Kenana Strujiq Harbiq dhe Millosh Konatar.

Deputetët duhet të deklarohen edhe për hapjen e një hetimi parlamentar dhe formimin e një komisioni anketues lidhur me veprimet e anëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë së Policisë dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare në ngjarjet në Cetinje më 4 dhe 5 shtator të vitit të kaluar.

Formimi i komisionit anketues është iniciuar nga klubet parlamentare të Social Demokratëve, Partisë Demokratike të Socialistëve, Partisë Boshnjake, Partisë Socialdemokrate dhe Partisë Liberale. Në rend dite të seancës janë propozuar edhe ndryshimet në Ligjin për pagat në sektorin publik.

  • 1

    Radio