Aktuale Më shumë

Nesër turneu “Trofeu i Ulqinit” (VIDEO)

Prej tvteuta11:06, 26 Maj 2023

Klubi i taekwondo “Ulqini” për të katërtin vit me radhë organizon turneun ndërkombëtar “Trofeu i Ulqinit”. Në këtë garë marrin pjesë 550 garues nga vendet e rajonit. Fikret Dushku, flet për TV Teuta për risitë e turneut dhe tregon që garues të grupmoshave të ndryshme marrin pjesë.

Turnet e këtij karakteri shërbejnë si mundësi për sportistët për avancimin e tyre.

Me datë 27 maj, me fillim në orën 9:00 në sallën e shkollës fillore “Marshall Tito” do të mbahet turneu “Trofeu i Ulqinit”.

  • 1

    Radio