Aktuale Më shumë

Nesër shënohet Dita e Punëve të Brendshme

Prej tvteuta15:25, 1 Tetor 2023

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) do të organizojë nesër një ceremoni në Sheshin e Pavarësisë në Podgoricë për të festuar 2 Tetorin – Ditën e Punëve të Brendshme.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se në ceremoni do të ndahen çmime për kontribut të shquar për zyrtarët e atij dikasteri qeveritar.

“Pas pjesës ceremoniale do të mbahet një konferencë tekniko-taktike ku do të prezantohen kapacitetet materiale të MPB-së”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimeve, në ceremoni do të flasin ministri i Brendshëm Filip Axhiq dhe kryeministri Dritan Abazoviq.

Kujtojmë se me rastin e Ditës së Punëve të Brendshme, nesër rrugët në qendër të Podgoricës do të mbyllen për qarkullim nga ora 16:00 deri në ora 21:00.

  • 1

    Radio