Aktuale Më shumë

Nesër seanca e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri: Në pyetje Abazoviq, Novoviq…

Prej tvteuta16:03, 8 Maj 2022

Komisioni për Siguri dhe Mbrojtje i Kuvendit të Malit të Zi nesër do të mbajë një seancë kontrolli, në të cilën do të dëgjohen krerët e sektorit të sigurisë, kryeministri Dritan Abazoviq dhe kryeprokurori special Vlladimir Novoviq. Seanca mbahet lidhur me publikimet e policisë euroiane, Europol, në hetimet e së cilës përmenden emrat e zyrtarëve policorë Petar Llazoviq dhe Ljubo Milloviq.

Në pyetje janë planifikuar të merren edhe drejtori i Drejtorisë së Policisë Zoran Brgjanin, kreu u Policisë Speciale Predrag Shukoviq, ministri i punëve të brendshme, Filip Axhiq, dhe drejtori i sapoemruar i ASK,Savo Kentera. Në dokumentet e Europolit, të publikuara nga portali Libertas, thuhet se policët Petar Llazoviq dhe Ljubo Milloviq janë anëtarë të klanit kriminal “Kavaç”.  Kryetari i Komisionit, Millan Knezheviq, në një deklaratë në media tha se është pikëpyetje e madhe nëse organet do të kishin ndërmarrë ndonjë nismë lidhur me rastin në fjalë, nëse ato nuk do të ishin publikuar më parë në portal.

Sipas tij, duket se është e nevojshme që për këto gjëra më parë të dilet nëpër gazeta, në mënyrë që organet të ndërmarrin veprime konkrete, përndryshe ato mbesin pa u hetuar. Konstatimi i tij vjen pasi disa zyrtarë të mazhorancës së kaluar, ndër të cilët edhe ish kryeministri Krivokapiq, kanë thënë se të dhënat e Europol kanë qenë në dispozicion të Porkurorisë Speciale që në gusht të vitit të kaluar, por ky organ nuk ka ndërmarrë asnjë veprim lidhur me këtë çështje.

  • 1

    Radio