Nesër protestë në Podgoricë
Prej tvteuta16:59, 1 Shkurt 2019

Këshilli iniciator i cili numëron 97 qytetarë të Malit të Zi kanë njoftuar për nesër me 2 shkurt, protestë para Prokurorisë së Lartë të Shtetit në Podgoricë. Lajmërimin përcjellur mediave, e ka nënshkruar aktivisti i shoqërisë civile nga Ulqini Xhemal Peroviq. Arsyet e protestës, thuhet në lajmërim, janë skandalet e fundit lidhur me aferën “Zarfi” për të cilat organet shtetërore nuk janë duke reaguar sipas ligjit. Protesta do të fillojë në orën 18.00.