Aktuale Më shumë

Ministri Gjuroviq nesër në Ulqin.Tema: Sezoni turistik

Prej tvteuta14:00, 24 Korrik 2022

Anëtarët e Këshillit të Shoqatës së Turizmit dhe hotelerisë pranë Odës Ekonomike të Malit të Zi nesër në Ulqin do të bisedojnë me ministrin e zhvillimit ekonomik dhe turizmit, Goran Gjuroviq. Tema e takimit do të jetë sezoni turistik.

Në mbledhjen e Këshillit të Shoqatës së Turizmit dhe hotelerisë, përveç Gjuroviqit do të marrë pjesë edhe kryetarja e Odës Ekonomike së Malit të Zi, Nina Drakiq, kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, biznesmenë të shumtë, përfaqësues të ministrive të zhvillimit ekonomik dhe turizmit dhe shëndetësisë, Organizata Kombëtare Turistike, Instituti i Shëndetit Publik, Administrata e të Ardhurave dhe Doganave (UPC) dhe Shërbimet e Inspektimit (UIP), Aeroportet e Malit të Zi, AirMontenegro dhe organizatat turistike lokale.

Në takim siç është paralajmëruar, do të prezantohet projekti i titulluar Reforma e punësimit sezonal me qëllim të shtypjes së ekonomisë gri.

Takimi do të mbahet në ndërtesën e Komunës së Ulqinit.

  • 1

    Radio