Sociale Më shumë

Nesër ndërprerje e energjisë në Katërkollë dhe Shtoj

Prej tvteuta23 May 2017

Për shkak të punimeve në largpërçuesin “Kodra-Katerkollë”, nesër me 24 maj prej orës 11.00  deri në orën 18.00 dot ë ketë ndërprerje të energjisë elektrike në komplet zonën e Katerkollës dhe fshatrat përreth. Po ashtu për shkak të punimeve në rrjet, prej orës 11.00 deri në orën 16.00 do të ketë ndërprerje edhe në zonën e Shtojit të Poshtëm, Reçit dhe Adë së Bunës, njoftohet nga Shërbimi i shpërndarjes.