Politikë

Aktuale Më shumë

Nesër mbledhja e Kuvendit Komunal. Mavriq: Obligim i ekzekutivit të sigurojë organizimin e duhur

Prej tvteuta20 December 2022

Shërbimi i Kuvendit Komunal ka njoftuar mbajtjen e mbledhjes së Kuvendit për 21 dhjetor, pasi tentativa paraprake për ta mbajtur atë para dy javëve dështoi. Kryetari Ardian Mavriq thotë për TV Teuta se në mbledhjen e radhës para këshilltarëve do të dalin pika që kryesisht janë obligative , si raportet apo vendimet e nevojshme. Mosmbajtja e mbledhjes së kaluar ka nxitur spekullime për arsyet që çuan në këtë përfundim. Mavriq nuk saktësoi se cilat mund të jenë arsyet e vërteta, por la të kuptohet se është përgjegjësi e ekzekutivit që organizimi të jetë në nivel. Në mbledhjen e 21 dhjetorit në rend të ditës nuk do të jenë disa nga pikat më të rëndësishme, siç është buxheti apo raportet e ndërmarrjeve publike. Ato thotë Mavriq pritet të jenë në mbledhjen tjetër e cila duhet të mbahet deri në fund të vitit. Vitet e kaluara ishin gjithmonë pikat e rëndësishme ato që tregonin se sa kompakt është pushteti lokal. Shpesh ndodhte që vetë këshilltarët e opozitës të bënin kuorumin për mbledhje, diçka që kësaj radhe nuk do të jetë rast.  Në këto dy mbledhje që kanë mbetur do të shihet nëse anulimi i të kaluarës ishte vetëm rastësi, apo shenjë e ndonjë çarjeje mes partnerëve.