Nesër mbledhja e Kuvendit Komunal
Prej tvteuta17:12, 10 Tetor 2017
Ditën e nesërme me fillim në orën 11.00 është parashikuar të mbahet seanca e radhës e Kuvendit Komunal të Ulqinit. Në rend të ditës do të jenë 14 pika, ndër të cilat me rëndësi do të jenë ajo për rikonstruktimin e kanalit të Kripores, dhënia e miratimit për statutin e ndërmarrjes “Ujësjellës –Kanalimi”, vërtetimi i vendimit të mëparshëm për plotësimin e planit të objekteve të përkohëshme, si dhe llogaria përfundimtare e buxhetit për vitin 2016.
Një nga temat e nxehta do të jetë edhe raporti i komisionit të Sekretariatit për financa i cili ka treguar se nga Komuna në vitit 2014,2015 dhe 2016 janë blerë sende me vlerë mbi 30.000 euro dhe të cilët nuk dihet se ku ndodhen.