Nesër mbledhja e Kuvendit Komunal
Prej tvteuta19 July 2017
Nesër do të mbahet mbledhja e tretë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit Komunal. Në rend të ditës për këtë mbledhje do të jenë 17 pika ndër të cilat më të rëndësishmet do të jenë realizimi i buxhetit, raportet e ndërmarrjeve komunale për mbarëvajtjen e sezonit turistik, raporti i punë së kryetarit të komunës , si dhe raporti në lidhje me investimet në projektet e financuara nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe banka gjermane KfW. Fillimi i seancës është paraparë për në orën 11.00.