Aktuale Më shumë

Nesër mbledhja e Këshillit për Stabilizim Asociim të BE me Malin e Zi

Prej tvteuta18:25, 24 Janar 2023

Nga Qeveria e Malit të Zi njoftohet se mbledhja e dymbëdhjetë e Këshillit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian do të mbahet nesër në Bruksel, në formatin hibrid.

Nga ana malazeze takimin do ta hap ministrja e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit dhe koordinatorja e punës së Ministrisë së Çështjeve Evropiane, Ana Novakoviq Gjuroviq, dhe në emër të Komisionit Evropian, shefi i Njësisë D2 për Mali i Zi dhe Serbi në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Michael Miller.

“Temë e takimit do të jetë shqyrtimi i gjendjes dhe progresit të arritur në kuadër të nënkomisioneve sektoriale dhe reforma e administratës publike në drejtim të harmonizimit me legjislativen e BE-së, si dhe rezultatet e arritura nga Mali i Zi në drejtim të reformave institucionale, legjislative, politike dhe ekonomike, së bashku me projeksionin e aktiviteteve të planifikuara, nga mbledhja e fundit të mbajtur në janar të vitit 2022”, thuhet në njoftim.

Në kuadër të vizitës së saj të punës në Bruksel, Ministrja Novakoviq Gjuroviq do të ketë takime me Komisionerin për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelji dhe Komisioneren për Mjedis, Oqeane dhe Peshkim, Virginijus Sinkeviçius. Ajo do të takohet edhe me deputetët e Parlamentit Evropian, Vladimir Bilczyk, Thomas Wise, Tonino Pizzula dhe Viola Von Kramon, ndërsa plani i vizitës përfshin një takim me zëvendësdrejtorin për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor, Turqinë dhe Britaninë e Madhe në Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm Marko Makovec.

  • 1

    Radio