Nesër hapja e ofertave për objektet e përkohëshme

Prej tvteuta7 July 2017

Komuna e Ulqinit, gjegjësisht Komisioni për zbatimin e procesit të qiradhënies së tokës komunale për vendosjen e objekteve të përkohshme ka shpallur ditën e martë thirrjen e re publike. Qeveria malazeze ka dhënë pëlqimin edhe për disa lokalitete të cilat ishin të  rënduara me hipotekë për kredi të cilat më herët i ka marrë Komuna, e për të cilat garant është Qeveria. Kryetari i komisionit për zbatimin e procesit të qiradhënies së tokës komunale për vendosjen e objekteve të përkohshme Asllan Llunji, shprehet se në në hapjen publike të ofertave e cila do të mbahet me 8 korrik në ora 12.00 në sallën e Kuvendit Komunal, mund të jenë të pranishëm të gjithë ofertuesit ose përfaqësuesit e tyre të autorizuar  . Të shtunën në ora 11-të skadon afati për dorëzimin e ofertave. Në shpalljen e re publike ndodhen 83 lokalitete nga të cilët 74 janë të rinj dhe prej të cilëve shumica tashmë punojnë,ndërsa 8 ishin nën hipotekë . Disa qytetarë kanë dorëzuar në Prokurorinë themelore shtetërore  disa padi  penale kundër kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për zbatimin e procesit të Thirrjes publike për qiradhënien e tokës komunale për vendosjen e objekteve të përkohshme. Ata i akuzojnë  për keqpërdorim të pozitës zyrtare në afat të zgjatur. Llunji i hedh posht këto akuza si të pabaza duke u thirrur në zbatimin e ligjit. Sipas tij paditë janë bërë në mënyrë të organizuar dhe kanë për qëllim presion ndaj komisionit. Ai gjithashtu paralajmëroi se shumë shpejt do të hapet prokurimi publik për vendosjen e panove reklamuese.