Aktuale Më shumë

Nesër fillon Davis Cup në Ulqin. Mali i Zi në grupin e vështirë

Prej tvteuta20:20, 21 Qershor 2022

 

Prej datës 22 deri më 25 qershor në Ulqin mbahet turneu i tenisit Davis Cup, në të cilin marrin pjesë 8 përfaqësuese nga zona 3 e Europës.

Pas shortit, i cili u hodh ditën e sotme në ambientet e resortit Cruz Azul Montenegro, përfaqësuesja e Malit të Zi, për të cilën luan edhe tenisti nga Ulqini Rrezart Cungu, do të jetë në grupin e vështirë së bashku me Luksemburgun, Moldavinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Senad Tafa, nga KT “Bellevue”, tha për TV Teuta se shorti nuk ishte në anën e Malit të Zi, por megjithatë do të tentojnë të arrijnë rezultat sa më të mirë.

Referja e cila mbikqyrë turneun në fjalë, Mihaela Testiban, tha se janë shumë të kënaqur me organizimin, profesionalizmin dhe akomodimin, ndërsa shorti shkoi sipas të gjitha procedurave të parashikuara.

  • 1

    Radio