Nesër festohet 88 vjetori i shkollës fillore në Krajë
Prej tvteuta9 March 2017
Nesër, të premtën më 10 03.2017 shkolla fillore “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Krajë, solemnisht kremton 88 vjetorin. Me këtë rast organizohet program kulturo – zbavitës dhe aktivitete sportive. Në orën 12:00 bëhët hapja e ekpozitës me punimet e nxënësëve nga lënda e artit figurativ dhe organizohen lojra sportive. Në orën 14.00 është paraparë përurimi i revistës së shkollës “Valët” nr. 19, ndërsa në orën 15:00 shfaqet programi kulturo zbavitës, përgatitur me këtë rast nga seksionet e shkollës.