Nesër është mbledhja e Nënkomitetit për Inovacion dhe Burime Njerëzore
Prej tvteuta13:54, 11 Tetor 2023
Mbledhja e Nënkomitetit për Inovacion, Burime Njerëzore, Shoqëri Informative dhe Politika Sociale do të mbahet nesër.
Takimi, i 13-ti me radhë, do të mbahet në Bruksel në një format hibrid.
Takimin do ta hapë nga pala malazeze Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Edina Deshiq dhe në emër të Komisionit Evropian, zëvendës shefi i Njësisë për Malin e Zi dhe Serbinë në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikën e Fqinjësisë dhe Politikën e Zgjerimit, Cindi van den Boogert.
Takimi, siç njofton Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë, do të jetë një mundësi për të shqyrtuar progresin e arritur në fushat që mbulojnë kapitujt 2 – Liria e lëvizjes së punëtorëve, 10 – Shoqëria e informacionit dhe media, 19 – Politika sociale dhe punësimi, 25 – Shkenca dhe kërkimi dhe 26 – Arsimi dhe kultura, në lidhje me mbledhjen e mëparshme të Nënkomitetit, e cila u mbajt më 5 tetor të vitit të kaluar.