Aktuale Më shumë

Nesër do të votohet përsëri në Shavnik

Prej tvteuta15:14, 3 Dhjetor 2022

Nesër për të shtatën herë mbahen zgjedhjet lokale në Shavnik. Votimi do të përsëritet në vendvotimet në ndërtesën e Komunës së Shavnikut dhe fshatin Krushevicë.

Zgjedhjet lokale në 14 qytete malazeze u mbajtën më 23 tetor. Ato kanë përfunduar në të gjitha, përveç në Shavnik, ku votimi është ndërprerë çdo javë që atëherë për shkak të parregullsive dhe incidenteve të shumta.

Kundërshtarët kryesorë politikë, pushteti i mëparshëm i qytetit të drejtuar nga Partia Demokratike e Socialistëve dhe Fronti Demokratik dhe Demokratët, nga ana tjetër, akuzojnë njëri-tjetrin për pengim të procesit zgjedhor.

Nga 23 tetori, restorantet në Shavnik janë të mbyllura të dielave, ndërsa një numër i madh i policëve janë të pranishëm në rrugë.

  • 1

    Radio