“Nëse Spajiq na telefonon, jemi të hapur për bisedime”
Prej tvteuta13:59, 9 Tetor 2023
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se LQ URA, në krye me të, nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare nga Lëvizja Evropa Tani. Ai theksoi se nëse ka ftesë, ata janë të hapur për dialog.
“Nuk kemi marrë asnjë ftesë zyrtare, as nuk insistojmë. Nëse ka ftesë, ne jemi këtu. Jemi gjithmonë pro dialogut, është çështje e kulturës politike. Qëndrimi ynë është shumë i qartë”, tha Abazoviq.
Ai ka vlerësuar se negociatat për formimin e Qeverisë është dashur të zhvillohen në një mënyrë tjetër.
“Unë mendoj se negociatat duhet të ishin zhvilluar ndryshe dhe me një platformë tjetër. Gjithçka që kemi dëgjuar deri më tani ka të bëjë me disa pika të përgjithshme, se Mali i Zi është një vend i pavarur dhe të ngjashme, që kuptohet. Duhet të insistojmë në projekte infrastrukturore dhe të tjera që plotësojnë nevojat e qytetarëve të Malit të Zi”, tha Abazoviq.