Sociale Më shumë

Nëse pedagogët nuk merren në mbrojtje, në janar është e mundur një grev e madhe

Prej tvteuta10:27, 23 Gusht 2023

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Radomir Bozhoviq tha se me grevën paralajmëruese me 4 shtator, punëtorët e arsimit i dërgojnë mesazh kryeministrit se gjendja në sistemin arsimor është alarmante dhe se do të monitorojnë nëse do të ketë ndryshime në tre muajt e ardhshëm.

Nëse nuk bëhet diçka për sistemin arsimor, në janar do të vendoset një grevë më e madhe, ku do të përfshihen edhe qytetarët. Synimi ynë i parë dhe kryesor është të tërheqim vëmendjen e kryeministrit, pastaj do të ndjekim se çfarë ndodh me ligjet.

Atëherë ndoshta do t’i thërrasim qytetarët të na bashkohen, të hyjmë në një grevë më serioze, ndoshta edhe do të bëjmë një qasje me amendamente”, tha Bozhoviq në emisionin e mëngjesit të Televizionit publikë.

Një grevë paralajmëruese mund të zgjasë një orë, dhe ajo shpallet 24 orë përpara. “Përmes kësaj do të tërheqim vëmendjen tek kryeministri në largim apo ai i ardhshëm, dhe ministri i arsimit.

“Në radhë të parë kërkojmë depolitizimin e arsimit, që të rregullohet me ligj… Pastaj të rikthehen kriteret për punësim. “Siguria jonë në shkolla është komprometuar, ndaj çdo të katërtit mësimdhënës është ushtruar dhunë verbale apo fizike”, tha Bozhoviq.

  • 1

    Radio