Nëse nuk ka padi, borxhet për shërbime vjetërsohen për dy vite
Prej tvteuta9 November 2019
Në rast se kompanitë e shërbimeve dhe ato tregtare nuk kanë marrë asnjë veprim për mbledhjen e borxheve nga konsumatorët në periudhë dy vjeçare, qoftë në formë padie apo në ndonjë formë tjetër, atëherë ato borxhe vjetërsohen dhe kompanitë humbin të drejtën e mbledhjes së tyre, kanë njoftuar nga Drejtoria për mbrojtjen e konsumatorëve pranë Ministrisë së ekonomisë. Në rast se në atë periudhë ka pasur aktivitete që dëshmojnë se kompanitë kanë tentuar të mbledhin borxhin por nuk kanë arritur, atëherë borxhi nuk mund të vjetërsohet, kanë sqaruar më tej nga ky sektor. Kompanitë në Mal të Zi, sidomos ndërmarrjet e qeverisjes lokale, kanë probleme të shumta me mbledhjen e borxheve, ku në mjaft raste kanë humbur miliona si rezultat i vjetërsimit të tyre.