Aktuale Më shumë

Nëse mbijeton, Abazoviq njofton ndryshime madhore në Qeveri

Prej tvteuta08:53, 16 Gusht 2022

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq njoftoi se nëse qeveria e tij i mbijeton mocionit të mosbesimit, do të nisë rikonstruksion të saj me pjesmarrjen edhe të partive të opozitës.

Ai tha se “të gjithë ata që duan që vendi të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilët nuk duan që të anulohet Marrëveshja Themelore, të ndalet rruga evropiane, nuk do ta mbështesin mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

“ Qeveria i ka zbatuar të gjitha detyrimet nga marrëveshja, kanë mbetur edhe tre pika që janë në kompetencë të parlamentit. Nëse dikush dëshiron ta kthejë mekanizmin në duart e atyre që duan destabilizimin për shkak të qendrave financiare, kjo nënkupton përgjegjësi. Nëse qeveria nuk bie të hënën, do të fillojë një rikonstruksion i madh,” tha Abazoviq.

Sipas tij, në Qeveri do të merrnin pjesë të gjithë përveç PDS dhe PSD, ndërsa nëse Qeveria bie, LQ URA do të shkojë me zemër plot në opozitë.

  • 1

    Radio