Aktuale Më shumë

Nermin Hoxha – tenisti që premton shumë

Prej tvteuta15:21, 17 Mars 2016

Nermin Hoxha , djaloshi 16 vjecar është njëri nga garuesit e klubit të tenisit “Bellevue” te Ulqinit i cili po vazhdon të korrë suksese.  Ai në garën në nivel të Malit të Zi e cili u zhvillua në Tivar zuri vendin e dytë. Nermini merret me sportin e tenisit prej 8 vitesh.

Ai për televizionin Teuta shprehet se ka marrë pjesë në gara të shumta si në Serbi, Tirane e Mal të Zi duke zënë shpesh herë vendin e parë dhe të dytë. Trajneri i tij Senad Tafa thotë se garuesi Nermin Hoxha premton shumë për një peërfaqësim të denjë në garat që e presin.

Tafa shton se Nermini është njëri ndër garuesit që do të arrije suksese si ato të Genci Selitës e Rrezart Cungut, pasi ato vazhdimisht  ndihmojnë njeri tjetrin në stërvitje. Stërvitjet që janë duke u zhvilluar tani janë përgaditje per garat më të afërta që do të zhvillohen në Mal te Zi.

  • 1

    Radio