Sporti

Sporti Më shumë

Nermin Hoxha fitues i turneut “Master” për moshat deri në 18 vjeç

Prej tvteuta16 October 2017

Gjatë fundjavës në klubin e tenisit Challenge në podgoricë u mbajt turneu “Master” për moshat deri 18 vjeç. Klubi i tenisit “Bellevue” nga Ulqini u përfaqësua me lojtarin Nermin Hoxha,i cili u  tregua mjaft i zoti duke korrur suksesin e fitores. Në gjysëmfinale Nermini fitoi  ndaj kundërshtarit nga Podgorica Andrija Jokoviq me rezultatin  6-1  ; 6-1 ,  kurse në finale ndaj lojtarit numër  një në Mal të Zi Bodin Aleksiq me rezultatin  6-3 ;6-3. Nga ky sukses i arritur në këtë turne , Nermini i ka siguruar vetes që nga fillimi i vitit të ardhshëm të mbajë titullin e lojtarit numër një në Mal të Zi për moshat deri 18 vjeç.