Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit me Preshevën
Prej tvteuta15:01, 14 Dhjetor 2018
Kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit, Dr. Ilir Çapuni, dhe homologu i tij nga Presheva Sami Salihu, nënshkruan sot memorandumin e bashkpunimit në mes dy Kuvendeve. Kryetari Çapuni tha se sot është një ditë e veçantë pasi kjo marrëveshje përbën fillimet e një bashkëpunimi të denjë në mes qy qyteteve që kanë shumë gjëra të përbashkëta. Nga ana e tij, z. Salihu shpregu falenderimet e tija për mikpritjen dhe mundësinë që iu dha të njihet më mirë me Ulqinin. Në lidhje me marrëveshjen e bashkëpunimit, ai shtoi se ajo do të shërbejë për krijimin e praktikave të përbashkëta në fushën e arsimit, kulturës, zhvilliimt ekonomik dhe turizmit.