Sociale Më shumë

Nënshkruhet marrëveshja për realizimin e projektit prej 5 milionë euro

Prej tvteuta16:10, 14 Dhjetor 2017

Në kabinetin e kryetarit Nazif Cungu, ku morën pjesë edhe zyrtarë të tjerë të Komunës së Ulqinit, sot u nënshkrua kontrata për fillimin e realizimit të projektit me vlerë 5 milionë euro në rrjetin e kanalizimit në 4 lagjet e qytetit. Me këtë projekt , i cili për nga rëndësia është historik për Ulqinin, do të ndërtohet rrjeti i grumbullimit të ujrave të zeza dhe rregullimit të ujrave atmosferik për Braticë, Mal të Bardhë, Totosh dhe Kodra, si dhe ndërtimi i kolektorit për pastrimin e tyre.

Kryetari i Komunës Nazif Cungu tha për televizionin Teuta se ky projekt është përgatitur disa vite dhe më në fund procedurat kanë përfunduar, kurse hapja e tenderit ndërkombëtar do të bëhet shumë shpjet. Sekretari për planifikim hapsinor Aleksandër Daboviq, tha se realizimi i këtij projekti është dashur të fillonte më herët , por procedura e shpronsimit ka zgjatur, prandaj edhe ka ardhur deri te vonesa. Sipas sekretarit për veprimtari komunale, Mustaf Gorana, ky investim do të zgjidhë problemin me kanalizimi dhe ujrat atmosferik me të cilët përballen këto zona të qytetit kur ka reshje të mëdha, si dhe do të përbëjë një bazë të mirë për investimet e ardhshme në infrastukturën e qytetit.

Ky projekt realizohet nga Komuna e Ulqinit, me kredinë e Bankës Evropiane për Zhvillim.

 

 

  • 1

    Radio