Sociale Më shumë

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e ujësjellësit dhe kanalizimit në Krruç

Prej tvteuta20:00, 28 Dhjetor 2020

Në Sallën e Kuvendit Komunal të Ulqinit u nënshkrua sot solemnisht marrëveshja për ndërtimin e  rrjetit të furnizimit me ujë dhe kanalizimit për vendbanimin Krruç, si dhe për vendbanimet Dobre Vode, Utjeha dhe Bushat,. Ndërtimi i rrjetit financohet nga Banka Evropiane e Investimeve dhe vlera e investimit është 12 milion euro. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Ljoro Nrekiq, tha se ky projekt hap rrugën për zhvillimin e mëtejshëm të vendbanimit të Krruçit dhe një pjese të komunës së Tivarit.

Kryetari i Tivarit, Dushan Raiçeviq tha se më në fund këto dy komuna duket po e zgjidhin problemin e ujit të pijshëm dhe ujërave të ndotura në vendbanimet që janë të orientuara kryesisht në turizëm, dhe ku regjistrohen një numër i konsiderueshëm hotelesh me katër ose më shumë yje. Ndërsa drejtori i Ujësjellësit Rajonal, Goran Jevriq tha se “Pas nënshkrimit të sotëm, një iniciativë institucionale do të fillojë për një fazë të re të zhvillimit rajonal të furnizimit me ujë. Kjo do të zgjidhë një problem dekada të gjatë për 30% të qytetit të Tivarit, si dhe për Krruçin në Ulqin. Me këtë projekt , tha ai, përmirësohet cilësia e jetës për vendasit dhe krijohetinfrastrukturë për zhvillimin e turizmit .

  • 1

    Radio