Sociale Më shumë

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e çerdhes në Ulqin

Prej tvteuta16:39, 20 Shkurt 2018

Ministria e arsimit e Malit të Zi dhe Komuna e Ulqinit kanë nënshkruar marrëveshjen për përdorimin e 2400 metër katrorë të tokës në Fushë të Ulqinit, me çka hapen dyert për ndërtimin e çerdhes, e cila do të financohet nga kredia e Bankës për zhvillim të Këshillit të Evropës. Ministri i arsimit Damir Shehoviq tha se për ndërtimin e çerdhes nevojitet të kalohet nëpër procedura të hollësishme në mëynrë që ët plotësohen të gjitha standardet, dhe se ky është vetëm hapi i parë. Në periudhën e ardhshme duhet të punohet plani dhe të bëhet hapja e tenderit për ndërtimin e çerdhes. Nga kredia e Bankës për zhvillim do të bëhet ndërtimi i 7 çerdheve në 4 qytete të Malit të Zi.

  • 1

    Radio