Sociale Më shumë

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e banesave të solidaritetit

Prej tvteuta16:55, 8 Shkurt 2017

Sot në Komunën e Ulqinit u nënshkrua marrëveshja protokolare ndërmjet përfaqsuesve të Unionit të Sindikatave të Pavarura të Malit të Zi dhe kryetarit të Komunës Nazif Cungu, për ndërtimin e banesave të solidaritetit për punonjësit e arsimit.

Kryetari i kësaj sindikate Srgja Kekoviq, në emër të Unionit të sindikatave shprehu falenderimet për kryetarin Cungu, që e bëri të mundur nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje. Nga ana e tij Cungu njoftoi se nëse të gjitha procedurat shkojnë sipas parashikimeve atëherë këto banesa do të ndërtohen brenda 18 muajve.

  • 1

    Radio