Nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim ndërkufitar
Prej tvteuta11 February 2017
Mali i Zi dhe Kosova kanë nënshkruar dje në Podgoricë, marrëveshjet për partneritet dhe bashkëpunim ndërkufitar në kuadër të projektit “IPA 2014-2020”, sipas të cilit parashikohet që për 18 komunat që bëjnë pjesë në këtë zonë të ndahen 8.4 milion euro. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri malazez për çështje europiane Aleskandër Pejoviq dhe ambasadori i Kosovës në Mal të Zi Skënder Durmishi. Pejoviq sqaroi se këto fonde përbëjnë mjete të pakthyeshme dhe janë dhuratë e Brukselit. Ambasadori Durimishi falenderoi Malin e Zi për mbështetjen që i jep Kosovës, dhe shprehu besimin se bashkëpunimi i mirë do të vazhdojë ehe në të ardhmen.