Nënshkruhet kontrata për shtijen e Pyllit të Pishave
Prej tvteuta10:08, 18 Dhjetor 2019
Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, dhe drejtori i Drejtorisë për pasuri, Bllazho Sharanoviq, nënshkruan dje në Ulqin kontratën për shitjen e Pyllit të Pishave në vlerë prej 3.55 milionë euro. Me këtë janë hapur dyert për zhbllokimin e llogarisë rrjedhëse të Komunës së Ulqinit dhe pagesën e rrogave për të punësuarit, të cilët nuk janë paguar që prej muajit korrik. Në komunikatë për media Nrekiq e falenderoi Qeverinë që i ka mundësuar Komunës daljen nga kjo situatë pa pasur nevojë të marrë kredi të re.