NËNSHKRUHET DEKLARATA E ULQINIT PËR PARANDALIMIN E MBETURINAVE DETARE
Prej tvteuta16:02, 22 Janar 2020
Kryetarët e pesë komunave partnere nënshkruan sot Deklaratën e Ulqinit për parandalimin e mbeturinave detare.
Deklarata i obligon të gjithë nënshkruesit e marrëveshjes të konsiderojnë seriozisht, të planifikojnë dhe zbatojnë masat që synojnë parandalimin dhe minimizimin e mbeturinave dhe shkarkimeve të pakontrolluara në mjedis, në mënyrë që të zvogëlojë rrjedhën e lumenjve, liqeneve dhe Detit Adriatik;si dhe të Inkurajojnë uljen e mbetjeve të ngurta, ripërdorimin e mallrave riciklimin etj . Partnerët në projekt janë autoritetet përkatëse shtetërore dhe pesë bashki nga rajoni: Finik, Lezha nga Shqipëria, Neum dhe Trebinje nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Ulqini, komuna nikoqire nga Mali i Zi.
Punëtoria është e organizuar si pjesë e projektit rajonal “Menaxhimi i Integruar i Mbeturinave dhe Parandalimi i Mbetjeve Detare në Ballkanin Perëndimor” (MLP) i financuar nga Ministria gjermane e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Ekonomik (BMZ) dhe zbatuar nga GIZ.
Projekti filloi në Prill 2018 dhe do të zgjasë deri në Mars 2022. Buxheti i përgjithshëm i projektit për të tre vendet është 3.5 milion EUR.