Aktuale Më shumë

Nënshkrimi i peticionit për të shpëtuar Institutin Igalo do të nënshkruhet nesër në Kotorr

Prej tvteuta10:25, 10 Shtator 2023

Peticion për shpëtimin e Institutit “Dr. Simo Millosheviq” do të organizohet nesër para qytetit të vjetër në Kotorr, njoftoi Unioni i Sindikatave të Lira (USSCG).
Qytetarët, siç thanë ata, në këtë mënyrë do të mund ta përkrahin atë institucion nga ora 19:00 deri në orën 21:00.
Unioni i Sindikatave të Lira ftoi anëtarët dhe të gjithë qytetarët që të vizitojnë stendën e tyre për të nënshkruar peticionin dhe për të mbështetur fushatën me nënshkrimin e tyre për të ruajtur, xhevahirin e turizmit shëndetësor malazez.
Në nënshkrimin e peticionit do të marrin pjesë përfaqësues të Unionit të Sindikatave të Lira të Malit të Zi, Komunës së Herceg Novit dhe Organizatës Sindikale të Institutit “Dr. Simo Milosheviq” Igalo.

  • 1

    Radio