Politikë Më shumë

NËNKRYETARI NIMANBEGU NESER NË KUVEND MBAN PRES KONFERENCË MBI RASTIN K1

Prej tvteuta18:11, 16 Maj 2019

Nënkryetari I Kuvendit të Malit të Zi dhe funksioner i lartë i Forcës Genci Nimanbegu, nesër në ora 12.00 në Kuvendin e Malit të Zi do të mbajë pres konferencën me temën “Rasti REKREATURS  K1”, lëndë e cila kërcënon  seriozisht  buxhetin e  Komunës së Ulqinit.

Përndryshe nënkryetari Nimanbegu  edhe më heret ka reaguar ashpër ndaj kësaj padrejtësie ndaj Komunës së Ulqinit, qoftë përmes pres konferencave, deklaratave publike apo pyetjeve të deputetit. Ai përmes pyetjes së deputetit  I ka kërrkuar  kryeministrit Markoviq që të mbajë  takimet dypalëshe në mes të Qeverisë dhe Komunës, me qëllim që të mos lejohet dëmi  finansiar afatgjatë ndaj Komunës së Ulqinit.  Nimanbegu poashtu në vitin 2015 ka kërrkuar  ndyshimin e Gjykatëses së Gjykatës ekonomike  të Podgoricës ,Millica Popoviq   e cila në atë kohë e ka  udhëhur  lëndën K1.

Kjo lëndë gjyqësore,që zvarritet  tash 40-vjet e më shumë nëpër gjykatat malazeze, Nga viti 1981 deri në vitin 2014  është mbrojtur nga avokatët e komunës së Ulqinit, kurse më pas janë angazhuar avokat tjerë jashtë komunës.

  • 1

    Radio